Hapësire reklamuese

Bota

Dy shqiptarë vrasin snajperistin kurd që luftoi kundër ISIS, policia britanike publikon fotot dhe emrat

Shkruar nga Newsbomb

Dy djem shqiptarë kërkohen nga policia në Britaninë e Madhe pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e një 30-vjeçari kurd që ka shpërbyer si snajperist në forcat Peshmerga.

Autoritetet britanike kanë publikuar fotografitë dhe emrat e shqiptarëve, duke i bërë thirrje çdokujt që mund t’i shohë, të mos i afrohen por të telefonojnë menjëherë në numrin e policisë “999”.

Bëhet fjalë për shqiptarët Qazim Marku, 23-vjeç dhe Eugert Merizaj, 28-vjeç, dy nga katër të dyshuarit për vrasjen e snajperistit kurd Ali Hussain në 15 shtator të vitit të kaluar në Hartlepool.

Për sa i përket dy personave të tjerë të paidentifikuar, autoritetet britanike thonë se është një person rreth të 40-ave i cili është parë të lëviz me një Mercedes E Class, si dhe një i ri rreth 20-vjeç, i veshur me uniformë Fila. /Newsbomb.al

Sondazh

Poll