Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar me një kilogram kanabis në Brindisi të Italisë.
Shqiptarët me iniciale M.M dhe E.C, përkatësisht 29 dhe 30-vjeç u ndaluan nga karabinierët pasi u pikasën duke udhëtuar me makinë me shpejtësi tej normave.
Gjatë ndalimit ata shfaqën shenja nervozizmi ndaj u vendos t’u kryhej testi i alkoolit, por që rezultoi negativ. Megjithatë, gjatë kontrollit në makinë, karabinierë gjetën 1 kilogram kanabis të ndarë në 10 pako të vogla.
Shqiptarët u tranferuan në paraburgim, ndërsa ditën e djeshme u paraqitën para gjykatës. Pas dëgjimit të argumenteve të dy avokatëve mbrojtës, shqiptarët u lanë në arrest shtëpie.