Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dy shpërthime të fuqishme në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, banorët lënë shtëpitë të tmerruar

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga vendngjarja

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan.

Sipas raportimeve paraprake mendohet se ka qenë një predhë ajo që ka shpërthyer, ndërsa zhurma është ndjerë në të gjithë zonën, duke bërë që banorët të dalin nga shtëpitë të tmerruar.

Shpërthimi ka ndodhur në zonën ku janë furrat e shkrirjes, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhejn e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu