Tirana
broken clouds
9 ° C
9 °
9 °
87 %
2.1kmh
75 %
Hën
19 °
Mar
15 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
18 °
E hënë, 12 Prill, 2021
spot_img

Dy SHERRE në pak minuta në Tiranë, një person i plagosur me thikë dërgohet me urgjencë në spital

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy sherre në pak minuta kanë ndodhur pasditen e sotme në tiranë.

Policia bën me dije se në orën 18:50 në zonën e ish-Stacionit të Trenit, disa persona të paidentifikuar kanë goditur me thikë E.K pas një konflikti të çastit. I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në orën 19:15 në bulevardin “Migjeni” disa persona të paidentifikuar kanë goditur me grushta B.K dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Policia po punon për kapjen e autorëve të të dyja ngjarjeve.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:50, tek Ish Stacioni i Trenit, në afërsi të një lokali, persona ende të paidentifikuar pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 19:15, në bulevardin “Migjeni”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushta shtetasin B. K., dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img