
Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Përmet.
Bëhet me dije se njëri nga të infektuarit është arkëtarja e sportelit të OSSHE, ndërsa tjetri është shënuar në fshatin Kosinë të Përmetit.
Për shkak se arkëtarja ka rezultuar pozitive është mbyllur sporteli i pagesave të OSSHE.
Sakaq, pritet që të testohet një numër i madh qytetarësh, të cilët kanë pasur kontakte ditët e fundit me personin në fjalë .
Ndërsa, rasti i Kosinës është kontakt i të infektuarve më parë.
Sondazh
Poll