Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dy precedentët e Naços dhe Haxhinastos, si u larguan dy ish-ministrat e Metës dhe hapat që po ndiqen për Manjanin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d6fe79e097f93b19a3bb82a7ae9576ab

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka mbërritur mesditën e sotme në zyrën e Ilir Metës, në Kryesinë e Kuvendit, ku më parë kanë hyrë dy ministrat e tjerë, Sokol Dervishaj dhe Klajda Gjosha.

Gazetarja e News 24, Marsela Karapanço ka rikthyer në vëmendje hapat që janë ndjekur në dy dorëheqjet e mëparshme të ish-ministrave të LSI-së, Nasip Naços dhe Edmond Haxhinastos.

Karapanço ka thënë se Naço dhe Haxhinasto janë larguar pas takimeve që kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit. Takimi është ndjekur nga vizitat e ish-ministrave në zyrën e Metës dhe më pas është njoftuar dorëheqja.

Ndonëse Manjani deklaroi se nuk i ka shkuar ndërmend të dorëhiqet, bazuar në dy precedentët e mësipërme, nëse Rama dhe Meta kanë rënë dakord për largimin e ministrit, atëherë takimi që po zhvillohet aktualisht në Kryesinë e Kuvendit mund të konsiderohet përcaktues për të ardhmen e kreut të Ministrisë së Drejtësisë.

Lexo edhe: PRAPASKENAT/ Sherri i fundjavës Manjani – Rama, para ikjes së kryeministrit në Itali. Si u përhap lajmi i dorëheqjes

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img