Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dy postet e Taulant Ballës iu besuan Gjiknurit, socialisti: Detyrë e vështirë por e mirëpres si sfidë! Dhe unë kam eksperiencë

Shkruar nga Newsbomb
Dy postet e Taulant Ballës iu besuan Gjiknurit, socialisti: Detyrë e

Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Postin të cilin prej vitesh e mbante Taulant Balla, Edi Rama ia besoi sot Gjiknurit. Madje, edhe postin drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit, Rama ia besoi Damian Gjiknurit.

"Unë e vlerësoj shumë punën që ka bërë Taulanti, është dhe kolegu im. Të dy kemi qenë deputet në Elbasan", tha Gjiknuri teksa u pyet nga gazetarët për vendimin e Ramës.

Detyrat që Rama ia besoi sot i konsideroi si të vështira por theksoi se ai ka eksperiencën e tij me Vlorën.

"Detyrë e vështirë dhe punë e madhe me vizonin që paraqiti kryetari i Partisë. Normalisht dhe unë kam eksperiencën time. Është një sfidë e mirëpritur. Unë kam pasur lidhjet e mia me qarkun e Vlorës dhe aty kam pasur rezultat historik, në vazhdim do bëj më të mirën", shtoi Damian Gjiknuri.

Lexo edhe: Largohet Taulant BALLA, Rama zgjedh Damian GJIKNURIN në postin e SEKRETARIT të përgjithshëm PS

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese