FNSH-ja e Tiranës, drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj janë nisur drejt Mamurrasit, ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë, ku mbetën të plagosur dy policë dhe një qytetar.
Fillimisht, është raportuar vetëm për një polic të plagosur, shtetasin Ilir Zeka, ndërsa më pas në spital ka mbërritur i plagosur dhe polici tjetër i patrullës Flamur Lleja. Paraprakisht bëhet me dije se ka pasur një shkëmbim zjarri mes policëve dhe disa personave, dhe ka mbetur i plagosur një qytetrat, Nikoll Vorfi që ishte kalimtar.
Bëhet me dije se njëri nga policët është i plagosur me armë ndërsa dy të tjerët janë plagosur me sende të rënda.
Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj.