Tirana
few clouds
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
43 %
1kmh
20 %
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Dy policë të arrestuar dhe 30 të ndaluar, detaje nga operacionet masive në të gjithë vendin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy efektivë të policisë dyshohet se janë mes dhjetra të ndaluarve gjatë operacioneve në pesë rrethe të vendit mbrëmjen e kësaj të diele.

Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në Durrës, Shijak, Sarandë, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Fier dhe Lezhë në kuadër të operacioneve anti-drogë.

Bilanci i deritanishëm jozyrtar është rreth 30 të ndaluar, mes tyre emra të njohur të botës së krimit. Sakaq, dyshohet se mes të arrestuarve janë edhe dy efektivë të policisë së shtetit, të implikuar në një grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës.

Në pranga ka rënë biznesmeni nga Shijaku Flamur Avdyli dhe dy vëllezërit e tij Jasen dhe Saimir Avdyli.

Dyshohet se Flamur Avdyli, pronar i hotelit luksoz “Germany” buzë detit në Durrës ka qenë kreu i këtij grupi, në bashkëpunim edhe me Lulzim Berishën, për të cilin gjithashtu u lëshua urdhër arresti  por policia nuk arriti ta arrestojë pasi nuk ndodhej në banesën e tij.

Në Shijak janë shoqëruar edhe 20 persona të tjerë ndërsa mes të arrestuarve janë edhe Shkëlqim Avdyli, Fatos Llaftiu dhe Shkëlqim Gjepali.

Ndërsa dy efektivët e policisë janë ndaluar po sot, njëri në Morinë dhe tjetri në Fier, ku dyshohet se ka lidhje me një grup kriminal që operon në këtë qytet, raporton newsbomb.al.

Në Sarandë policia ka ndëmarrë një operacion të befasisëhm për kapjen e të shumëkërkuarit Kelmend Balili, pas informacioneve se ndodhej në këtë zonë. Megjithatë deri tani kapja e tij nuk është bërë e mundur.

Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë informacion zyrtar lidhur me operacionet e sotme.

Më herët gjatë ditës së sotme u arrestuan edhe dy ish deputetët socialistë, Arben Çuko i dyshuar për korrupsion gjatë kohës që mbante postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, dhe Arben Ndoka, i akuzuar për tjetërsim të pronave në bregdetin e Lezhës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img