Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dy persona sulmojnë policin në derë të shtëpisë në Dibër, efektivi i rrezikuar për jetën qëllon me armë zjarri në ajër

Shkruar nga Newsbomb
Dy persona sulmojnë policin në derë të shtëpisë

Dy shtetas në Peshkopi janë shpallur në kërkim pasi kanë goditur me sende të forta oficerin e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 13:35, në lagjen Kamen, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime oficerit të policisë me inincial M.K, i cili ka qenë duke hyrë në banesën e tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K(punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu