Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Dy orë para mbylljes së kutive, Meta shumë i qetë: Ditë e mrekullueshme, të gjithë të njohin verdiktin e sovranit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta thotë se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, të gjithë duhet të njohin verdiktin e sovranit.

Meta ka folur pak minuta më parë nga qyteti i Fierit, ku është shfaqur i qetë dhe ka bërë thirrje për një proces të qetë, pa incidente, teksa ka ftuar të bëhen pjesë e procesit të votimit edhe ata qytetarë që ende nuk kanë votuar.

I pyetur për marrëdhëniet me SHBA, Meta tha se “ato kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera”.

Deklarata e Metës:

Dua të përshëndes gjithë qytetarët e qarkut të Fierit për këtë pjesmarrje të mrekullueshme dhe ecuri të shkëlqyer. Për fat të mirë po ndodh në gjithë vendin. Është një nga ditet më të mrekullueshme të vendit tonë pasi është dita kur jo vetëm të gjithë shqiptarët kanë mundësi të tregojnë besim të demokracia që kanë në vetvete për të qenë pjesë e kontributit të tyre për ndërtimin e institucioneve të reja por kemi treguar respect mirëkuptim, një mirëkuptim dhe një bashkëjetesë demokratike që duhet të vazhdojë deri në fund dhe për dy ore që kanë mbetur dhe në administrimin e këtij procesi.

Me këtë rast ftoj qyetarët që nuk kanë votuar por edhe ata që janë në rradhë të gjata që nuk kanë pasur mundësi të rikthehen të thonë fjalën e tyre. Dhe ftoj në mënyrë të vecantë të rinjtë e shqipërisë të tregojnë se Shqipëria është vendi ynë dhe ka nevojë për votën e energjinë e optimizmin e tyre dhe besimin te e ardhmja. Jam i sigurt se mbarëvajtja e procesit do të jetë kontribut për celjen e negociatave me BE përvecse do na rikthejë në normalitet gjithë institucionet në vend dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë pa u nervozuar. Një falenderim për gjithë mediat, edhe lokalet dhe kombëtare që vazhdojnë këtë informim sepse në këtë mënyrë ne japim një mesazh të shkëlqyer botës demokratike dhe BE për të cilët zgjedhjet janë test.

Unë besoj dhe jam optimist se njerëzit në këtë orë kthehen në kutitë e votimit, ndërkohë kam takuar qytetarët të ndryshëm që për shkak të radhëve kishin kryer angazhime të tjera dhe do të shkonin. Cdo shqiptar tregon besimin përpara vendit dhe për të pasur të drejtë nesër që të kërkojnë llogari ndaj qeverisë së re, ndaj opozitës së re, ndaj presidentit të ri që do të zgjidhet nga parlamenti I ri. Është momenti të rivendoset marrëdhënia nëpërmjet votës.

Disa probleme të mos marrin vëmendje pavarësisht se shpresoj të mos ndodhë asgjë në orët që vijnë të bëhet transparencë maksimale.

Marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA kanë qenë janë dhe do të mbeten të shkëlqyera. Sepse SHBA janë me popullin e Shqipërisë sepse Shqipëria beson te demokracia. Riftoj gjithë qytetarët të votojnë për alternativën që duan. Të zgjedhin kandidatin apo kandidaten që kanë më shumë besim për interesin qytetar e kombëtar.

Zgjedhjet janë të mrekullueshme. Në gjithë Shqipërinë, në Tiranë një pjesmarrje fantastike. Një pjesmarrje sa më e lartë tregon se jemi një popull I përgjegjshëm për votën. Do të jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit. E rëndësishme është që gjithë populli të votojë dhe të gjithë duhet ti binden sovranit. Të gjithë ta presin me qetësi rezultatin. Duhet të shohim qetësi në vendin tonë për fëmijët tanë. Dhe të mos harrojmë për të gjithë shqiptarët në rajon performance e Shqipërisë. Të gjithë të bashkëpunojmë në orët që do të vijnë dhe të jemi krenarë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img