Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dy operacione në 12 orë, Blutë e Tiranës arrestojnë 17 vjeçarët që shpërndanin drogë te "Ish-Parku", sekuestrohet kokainë dhe hashash

Shkruar nga Newsbomb
Dy operacione në 12 orë, Blutë e Tiranës arrestojnë 17

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, në dy operacione antidrogë që janë zhvilluar gjatë 12 orëve të fundit. Këta persona e shpërndanin lëndën narkotike kundrejt parave te "Ish-Parku" dhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Kontaktuesit", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", i shtetasve: - H. D., 17 vjeç, R. B., 16 vjeç dhe M. U., 17 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.   Këta shtetas, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në zonën e quajtur "Ish-parku" dhe në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Sharra", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

Shtetasi R. L. kishte kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në fshatin Sharrë, në vendin e quajtur "Përroi i Lamucve". Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me bimët narkotike.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi R. L., pasi kultivonte bimë narkotike, e përgatiste lëndën narkotike cannabis sativa në doza, gjithashtu siguronte lëndë narkotike kokainë, të cilën e ndante në doza, dhe i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu