Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Dy ngjarje të rënda në Korçë, 61-vjeçari arrestohet se dhunoi kunatën, moshatari i tij nuk raportoi vetëvrasjen e gruas

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Korçë, sipas njoftimit të policisë atje.

Një 61-vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar kunatën e tij 51 vjeçe, banuese në Korçë.

Ndërkohë një 63-vjeçar banues në fshatin Kolanec në Maliq është arrestuar gjithashtu pasi nuk ka raportuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij. Ai akuzohet për veprën veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka dhunuar fizikisht kunatën e tij, shtetasen D. M., 51 vjeçe, banuese në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi ky shtetas nuk ka njoftuar organet e Policisë se në datën 17.06.2021, në banesë, ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe, duke konsumuar elementë të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img