Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Dy muaj luftë, Ukraina: Janë vrarë 21,800 ushtarë rusë, janë shkatërruar 873 tanke (Shifrat e plota)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Teksa kanë kaluar dy muaj që nga 24 shkurti kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë, janë publikuar shifrat e dëmit të madh që ka pësuar ushtria ruse.

Sipas autoriteteve ukrainase, 21,800 ushtarë rusë janë vrarë në këto dy muaj.

Buletini ditor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se gjithashtu janë shkatërruar 873 tanke ruse, së bashku me 2,238 automjete të blinduara.

Sipas këtij raporti forcat ruse kanë humbur 408 sisteme artilerie, 147 raketahedhës të shumëfishtë dhe 69 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Sa i përket fuqisë ajrore dhe detare, forcat ruse kanë humbur 179 avionë, 154 helikopterë, 1,557 makina, 8 njësi detare, 76 autobotë karburanti dhe 191 dronë.

Të dhënat e publikuara nga Kremlini, natyrisht, janë shumë të ndryshme.

Më 2 mars, Moska kishte njoftuar se ishin vrarë vetëm 498 ushtarë. Ndërsa mediat perëndimore dhe NATO raportuan viktima që varionin nga 7 deri në 15 mijë ushtarë.

Më shumë


spot_img








spot_img