Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dy mjete bëhen "copash" në aksin Milot-Fushë Krujë, plagosen 6 persona, nisen me urgjencë drejt Traumës (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Dy mjete bëhen "copash" në aksin Milot-Fushë

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Milot-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur gjashtë persona, të cilët janë transportuar tek Spitali i Traumës, në Tiranë.

Në vendngjarje ka mbërriur menjëherë policia e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.08.2021, rreth orës 09:30 , në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut ” janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin Xh.T., me mjetin me drejtues shtetasin R.M., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhen në kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese