Hapësire reklamuese

Rajoni

Dy mjekë të riinfektuar me Covid, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

Shkruar nga Newsbomb

Dy mjekë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas ri-infektimit me koronavirus.

Ende nuk dihet nëse ata janë prekur nga varianti i ri i virusit Covid-19, me të cilin janë infektuar tre persona deri tash.

Naser Gjonbalaj, nënkryetar i Odës së Mjekëve tha se përveç këtyre dy mjekëve nuk kanë informacione nëse ka edhe të tjerë të ri-infektuar.

“Fatmirësisht janë vetëm dy mjekë të konfirmuar që janë ri-infektuar me virusin Covid-19 deri më tani. Nuk kemi konfirmime të tjera që ka të ri-infektuar të tjerë. Tani duhet të presim që në ditët, javët apo muajt në vijim se çfarë po ndodh, duke pasur parasysh që i kemi 1200 mjekë të infektuar, por që kanë rezultuar pozitivë gjatë periudhës së pandemisë. Duhet të presim që të shohim se si po varion kjo situatë”, ka thënë Gjonbalaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu