Hapësire reklamuese

Rajoni

Dy minoritarët grekë dënohen me burgim të përjetshëm, u kapën me 324 kilogram kokainë

Shkruar nga Newsbomb
Dy minoritarët grekë dënohen me burgim të

Dy shtetas shqiptaro-grekë janë dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Greqi pasi u kapën me plot 324 kilogram kokainë me vlerë rreth 30 milionë euro në janar të 2021 në Selanik.

Operacioni i krye rreth një vit më parë nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane. Dy minoritarët grekë me banim në Shqipëri, të moshës 39 dhe 37 vjeç, do të udhëtonin nga Athina në Selanik për të marrë një ngarkesë kokaine. Të dy thanë në gjykatë se ishin pronarë të përbashkët të një kompanie që do të merrte me qira një hotel në ishullin Rodos.

Ndërsa një person i tretë me shtetësi serbe, është dënuar në mungesë me 15 vite burg për bashkëpunim në transportin e kokainës.

Kreu i antidrogës në Selanik tha se beson që shumë persona të tjerë janë të përfshirë në këtë rrjet që sillte kokainë nga Amerika Latine.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.