Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur pasditen e sotme me aksin Librazhd-Prrenjas. Dy prej të lënduarve janë dërguar në spitalin e Librazhdit.
Ndërkohë, e plagosura e tretë që është një vajzë, është dërguar me urgjencë në Spitalin e Elbasanit pasi ndodhet në gjendje më të rëndë dhe ka nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur “kthesa e Qukësit”, dhe shkak dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilin qarkullonin mjetet. Gjithashtu, një tjetër faktor dyshohet se ka qenë dhe lagështia e lartë në rrugë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të saj, si dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.



