
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Shëngjin, ku katër persona janë plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën në segmentin Lezhë-Shëngjin pranë Knallës. Për pasojë, të dëmtuar kanë mbetur katër persona. Mësohet se ata janë transportuar drejt spitalit të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sondazh
Poll