Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dy lagje në kryeqytet me rrjet të ri ujësjellësi, ja për kë bëhet fjalë

Shkruar nga Newsbomb

Banorët e dy rrugëve në kryeqytet nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka përfunduar investimin në rrjetin e shpërndarjes në rrugën "Jusuf Vrioni", një investim nga i cili përfitojnë qindra familje.

Sakaq, në rrugën "Xhanfize Keko" është vënë në funksion të plotë linja e re e ujësjellësit. Ky investim i Bashkisë në këtë zonë të kryeqytetit ka bërë të mundur një kapacitet të shtuar të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, grupet e punës të UKT kanë ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit. UKT ka nisur po ashtu punën për dyfishimin e kapacitetit filtrues në impiantin e Bovillës, si dhe të shtrimit të linjës së re të furnizimit me ujë që do shërbejë për zonat periferike.

58375337_347015765939152_3213034368071106560_n.jpg

57382228_352561158725990_4826772246829727744_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.