Hapësire reklamuese

Politikë

Dy kushtet e Bashës për të votuar pro amnistisë penale

Shkruar nga Newsbomb
Dy kushtet e Bashës për të votuar pro amnistisë penale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar dy kushtet që ka për të votuar pro amnistisë penale.

Basha tha që duhet të hiqen propozimet që nga kjo amnisti të përfitojnë zyrtarët që janë arrestuar për korrupsion. Po ashtu Basha u shpreh se kushi i dytë është që të përfitojnë nga amistia protestuesit  e 1 tetorit 2018 deri 31 dhejtor 2020.

Nëse me të vërtetë duan të kenë një përqasje konsensuale ndaj anës humanitarë të amnistisë, rruga është fare e thjeshtë. Hapi i parë, heqja dorë nga propozimet që u futën tinëzisht për të përfituar zyrtarët e korruptuar. Së dyti të futën propozimet e PD për tu përfshirë në amnisti protestuesit.

Është kërkesë e PD, nuk është kërkesë për negocim, nuk është negocim është e domosdoshme. Nuk ka asnjë tërheqje, ta marrin parasysh ata që kanë shumicën e votave, është qëndrimi ynë dhe i pandryshueshëm”, tha Basha.

Lexo edhe: Amnistia hiqet nga rendi i ditës, demokratët bllokojnë foltoren e ndezin zhurmueset

Kujtojmë që sot në Kuvend do të votohej projektligji për dhënien e amnistisë, por që në momentin e fundit me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS, Blendi Çuçi ndryshoi rendi i ditës duke hequr këtë projektligj. Çuçi për gazetarët tha se mazhoranca tërhoqi sot ligjin e amnistisë në respekt të traditës për konsesus.

Nga ana tjetër ministri Ulsi Manja i quajti gënjështarë deputetët e opozitës, pasi tha se është thënë qartë se nga kjo amnisti nuk përfitojnë zyrtarët e dënuar për korrupsion.

Që amnistia penale të merrte “ok”  nga Kuvendi i duheshin 84 vota, në kohë kur PS ka vetë 74, i duhet që edhe deputetët e opozitës të votojnë pro këtij projektligji. Në një kohë kur Basha dje deklaroi se nuk do të merrte pjesë në seancë, u “shuajtën” shpresat që ky projektligj të kalonte, pasi dihet se grupi i Bardhit dhe Berishës nuk votojnë propozime që bëhen nga Partia Socialiste.

Lexo edhe: Shuhen shpresat për të dënuarit, deputetët e Bashës tërhiqen nga votimi në Kuvend

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese