Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Dy kosovarët tentojnë të futen në Shqipëri, njëri del në sistem i shpallur në kërkim, kur i kontrollojnë makinën i gjejnë dhe drogë (EMRAT-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Adonis Vitija dhe Vullnet Berila janë dy shqiptarët e Kosovës të cilët janë arrestuar nga Policia Kufitare në Kukës pasi gjatë tentativës së tyre për të hyrë në territorin e vendit tonë nga Morina, janë kapur me drogë.

Sipas Policisë, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, shtetasi Adonis Vitija ka rezultuar person në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës  e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjeti tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit Adonis Vitija dhe Vullnet Berila

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e krahut të shtetasit Adonis Vitija u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Më shumë

spot_img
spot_img