Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Dy karikatorë kallashnikovi drejt vëllezërve Haxhia në Durrës, Policia arreston dy persona pas 1 viti (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë si të lidhur me ekzekutimin e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, shkruan newsbomb.al. Të arrestuar janë Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Këta shtetas dyshohet se janë kontaktuar nga Nuredin Dumani, për të vrarë dy vëllezërit Haxhia në Shënavlash të Durrësit. Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë në 27 prill në Durrës, ku ranë pre e një prite nga Altin Ndoci dhe Klevis Alla, të dy të arrestuar dhe të dënuar me burg.

Dy të arrestuarit, Besian Xhixha dhe Enver Diva kishin rënë dakord që ta bënin ata vrasjen e dy vëllezërve, por Enver Divën e zuri Covid-19 dhe autorët u ndryshuan, shkruan newsbomb.al. Vrasja u bë nga vet Nuredin Dumani dhe Talo Çela.

Autorët e krimit përdorën një makinë Toyota ngjyrë gri, dhe i kanë goditur viktimat me kallashnikov, duke derdhur mbi ta 55 plumba.

Në afërsi të viktimave janë gjetur 55 gëzhoja armë zjarri model 56, kalibër 7.62mm, dhe katër telefona celularë që u përkisnin atyre. Dy vëllezërit kishin dëmtime të shumta nga breshëria e plumbave, konkretisht Besmir Haxhia kishte 20 dëmtime në kokë dhe një plumb në trup, ndërsa vëllai i tij Viktor Haxhia kishte 18 dëmtime afër kokës.

Dje, është zbardhur dosja e SPAK, sipas të cilës i penduari Klevis Alla ka rrëfyer se ka qenë ai që e nxori në pritë Besmir Haxhinë, më pas drejt tij qëlluan Talo Çela dhe Nuredin Dumani. Sipas Allës, ata nuk e dinin që në makinë ishte dhe vëllai i Besmirit, Viktori.

“Besmir Haxhinë e nxora unë në pritë. I telefonova dhe i thashë hajde të të jap lekët e borxhit. E lamë të shiheshim te tregu i makinave. Kur pashë makinën e tij e parakalova. Atë moment Talo Çela dhe Nuredin Dumani, qëlluan me breshëri. Sulmi zgjati 3 minuta.

Ne nuk e dinim që në makinë me të ishte edhe vëllai tjetër Viktori. Për vrasjen e Dorian Shkozës, dua të them se Talon e informoja unë për lëvizjet e tij. Vrasjen e Dorianit mendoj e ka bërë Besmir Haxhia dhe Talo, nisur nga karakteristikat trupore. Shofer s’e di kush ka qenë”, ka thënë Klevis Alla në SPAK.

Më shumë

spot_img
spot_img