Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dy javë izolim për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia, Alimehmeti: S'është ky problemi, por të infektuarit që...

Shkruar nga Newsbomb
Dy javë izolim për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia,

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, për karantinë dy-javore për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka krijuar një debat publik pasi ka pasur shumë aktorë social-politikë që e kanë kundërshtuar.

Lidhur me këtë, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti duke folur për News24 krahasoi infektimet në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut me ato në Kosovë dhe Itali, ku treguesit janë thuajse në të njëjtat nivele. Eksperti epidemiolog tha se karantina nuk ka sens shkencor, pasi studimet kanë treguar se infektimet e importuara zënë vetëm 2% të infektimeve në rang shteti.

Mjeku analizoi se problemi më i madh qëndron te pamundësia e qeverisë dhe e organeve ligjzbatuese për të kontrolluar karantinimin e të infektuarve aktivë.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu