Rreth orës 17:45, në plazhin e quajtur “Darëzezë-Hoxharë” Vlorë, është kapur një mjet lundrues “Skaf”, me 2 shtetas italianë në bord.
Personat që ndodheshin brenda skafit janë A.D., 64 vjeç dhe F.M., 65 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin lundrues “Skaf” me gjatësi 8 m, me dy motorë 225 KF secili, nuk janë konstatuar materiale apo sende të kundraligjshme.
Nga veprimet hetimore në ndjekje të këtij mjeti, mësohet se të dy shtetasit italianë kanë rënë në gjurmët e radarit të Policisë Kufitare Vlorë duke lëvizur nga veriu në drejtim të jugut të ujërave tona bregdetare.
Policia ka bërë bllokimin e mjetit lundrues.
Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me intervistimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejshme.