Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Dy ish-drejtorët e burgjeve përballen për herë të parë mes debatesh në gjyq: Mos ki turp, pranoje atë që kemi bërë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Seanca e sotme tek Krimet e Rënda midis dy ish-funksionarëve të Burgjeve ish-drejtorit Artur Zoto dhe ish-zv.drejtorit Iliaz Labi është zhvilluar mes tensioneve dhe debateve të forta.

Ata janë vënë përballë për herë të parë dhe akuzohen për korrupsion në tenderat e ushqimit në burgje.

Gjykata ka ndërhyrë dy herë për të qetësuar situatën mes familjarëve të të pandehurve.

Iliza Labi është shprehur se për tenderin e vezëve nuk ka qenë kryetar komisioni dhe sipas tij me këtë çështje është marrë administrata.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se ka marrë 20 milion lekë nga biznesmeni Shemsi Sinai dhe ia ka dorëzuar në zyrë ish-drejtorit Artur Zoto.

“Zoto më kërkoi të flisja me ndonjë biznesmen për tenderin e vezëve dhe bulmetit. Më ka kërkuar 20% të shumës. Biznesmeni Shemsi Sinani më dha 20 milionë lekë te një lokal te Blloku. 20 milionë lekët ja kam dorëzuar Artur Zotos në zyrë. Mos ki turp Artur Zoto, pranoje atë që kemi bërë”, tha Iliaz Labi duke iu drejtuar Zotos.

Dy ish-zyrtarët e burgjeve nuk do të përballen më me njëri tjetrin por do të ketë marrje të deklaratave të biznesmenëve që janë përfshirë në hetim. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img