Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Dy investitorët e pallatit në Astir në konflikt mes tyre, banorët mbesin në rrugë, rrihet keq një prej biznesmenëve (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

96e88194f3e5bcc2b093928761911622

Banorët e një pallati në ndërtim në zonën e Astrit në Tiranë janë duke protestuar paraditen e sotme, pasi nuk kanë marrë apartamentet për të cilat kanë parapaguar prej 4 vitesh. Shkak, ëhstë përplasja mes dy investitorëve.

Biznesmeni Sino Llanaj, një prej investitorëve, është rrahur keqas dhe është dërguar menjëherë në spital. Shkak është bërë konflikti mes dy investitorëve për një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën Ndre Mjeda, ky dy investitorët “Llanaj ndërtim” dhe “Star Construction shpk” do të realizonin punimet.

Por, pas 4 vjetësh që kishin premtuar të dorëzonin objektin, mëngjesin e sotëm, banorët janë mbledhur para kompleksit për të kërkuar llogari për vonesën e punimeve.

Sic mësohet nga banorët, dy investitorët, janë në konflikt me njëri tjetrin dhe konfliktin po e zgjidhin në gjykatë, ndërkohë që banorët, për shkak të konfliktit të tyre të tejzgjatur kanë mbetur jashtë.

Sot, Sino Llanaj, është prezantuar para banorëve por sic tregojnë këta të fundit, bodigardët e pronarit tjetër të Star Constraction, kanë goditur biznesmenin Sino Llanaj që është dërguar në spital.

Në vendin ku po ndodh përplasja kanë mbërritur edhe uniformat blu, që deri në këto momente kanë bërë disa shoqërime.

Foto: Protesta e banoreve

Screenshot_3.jpg
Screenshot_4.jpg
Screenshot_5.jpg
Screenshot_6.jpg

Foto: Projekti i pallatiti

kompleksi-star-star-construction-4.jpg

kompleksi-star-star-construction-3.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img