Hapësire reklamuese

Politikë

Dy herë me Ramën dhe tre herë me Berishën, këto janë të gjitha marrëveshjet e Ilir Metës në qeveri dhe opozitë

Shkruar nga Newsbomb

Partia e Lirisë, e udhëhequr nga Ilir Meta, dhe Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha nënshkruan sot marrëveshjen e daljes bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sot Meta vulosi edhe marrëveshjen e pestë të bërë nga Partia e Lirisë, më parë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ilir Meta është padyshim një nga politikanët më aktivë dhe më të polemizuar në Shqipërinë dhe që gjatë karrierës së tij politike ka bërë shumë marrëveshje si me Partinë Demokratike ashtu edhe me Partinë Socialiste.

Marrëveshja e parë i Ilir Metës u shënuan në 2007 para zgjedhjeve lokale, kur në krye të Partisë Socialiste qëndronte Edi Rama, i cili kishte dy vite që kishte marrë drejtimin e PS.

Mirëpo ky koalicion nuk do të zgjaste shumë pasi marrëveshja Meta-Rama u prish në 2008. Meta, atë kohë kryetari i LSI, pa një partner koalicioni, fitoi katër vende në zgjedhjet e 2009.

Në 2011 para zgjedhjeve vendore Meta do të formonte një koalicion me Berishën që ishte në qeveri, por koalicioni do të prishej.

Në 2013 para zgjedhjeve Meta formoi një koalicion surprizë me Ramën që ishte në opozitë. Në 2013 vite PS-së dhe LSI-së shpallën aleancën paraelektorale në zgjedhjet e qershorit të po atij viti. Në fakt, aleanca u zyrtarizua më 3 prill, por më 1 prill Ilir Meta njoftoi kryeministrin Berisha se ai do ta linte koalicionin qeverisës për të kaluar në opozitë.

Në atë kohë, LSI mori 180,470 vota, të barasvlershme me 16 deputetë, ndërsa koalicioni i qendrës së majtë fitoi 83 vende nga 140. Meta u bë kryetar i parlamentit dhe partia e tij mori pesë ministri.

Më pas në 2017 Ilir Meta u emërua dhe President i Republikës së Shqipërisë, mandat që e mbajti deri në korrik të këtij viti 2022.

Gjatë kohës që Meta ishte president, drejtimin e LSI, e mori Monika Kryemadhi. Edhe Kryemadhi arriti të bënte një koalicion me Lulzim Bashën që drejtonte Partinë Demorkatike për zgjedhjet e 2021. PD dhe LSI vendosën të dalin me dy lista në zgjedhje.

Meta pas përfundimit të mandatit të presidentit mori drejtimin e LSI, ku në Konventën Kombëtare nga Lëvizja Socialiste për Integrim, u emërua Partia e  Lirisë.

Dhe sot 27 tetor të 2022 Meta si kryetar i PL, ka firmosur një tjetër marrëveshje me Sali Berishën për zgjedhjet lokale të 2023. Bashkë do të “luftojnë” për të rrëzuar Edi Ramën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.