Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Dy gisht mjaltë 2”, Elvana dhe Ermali i japin shkëlqim dhe mesazhe Shën Valentinit

Shkruar nga Newsbomb
Me një ceremoni glamoroze, me celebrity që ecnin në tapetin e kuq për të nderuar një event të veçantë, Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata shkëlqyen me prezantimin e djeshëm, në ditën e Shën Valentit të filmit të tyre “Dy gishtë Mjaltë 2”. Në Pallatin e Kongreseve dje ishin të gjithë personazhet kryesorë të show-bizzit dhe jo vetëm ndërsa salla nuk mbante dot të qeshurën nga skenat fantastike të realizuara nga Ervini dhe Ema (Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata), por edhe një kast i mrekullueshme aktorësh si Xhevair Zeneli, Sejfulla Myftari, Bujar Asqeriu e Marjana Kondi e shumë të tjerë. Këtë radhë, aventurat e çiftit vazhdojnë jetën pas martesës. Ata nisen për pushime familjare në Turqi por ngatërrojnë biletat e avionit dhe përfundojnë në aeroportin e gabuar. Pamje nga premiera e filmit Pamje nga premiera e filmit Nuk është zgjedhur rastësisht dita e dashurisë për të promovuar filmin, por sepse, në thelb, pavarësisht batutave dhe humorit, filmi i gjithi është një homazh për dashurinë, dhe një mundësi për të treguar nëpërmjet të qeshurës, për përballjen e sfidave. Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi shkëlqyen, e jo vetëm në tapetin e kuq, por edhe në realizimin e këtij filmi nga Mamaqi Production. Filmi, është pjesë e kolonës së filluar me të parin Dy gisht mjaltë në 2019. [gallery link="none" size="large" ids="787201,787202,787204"] Vetë Ermal Mamaqi që ka bërë një fushatë aktive këto kohë ka deklaruar se skenari i filmit të dytë është shkruar menjëherë pas përfundimit të të parit, së bashku me Klaudia Brahimaj që është bashkëautore e tekstit. Ndërsa për xhirimet, është harxhuar 1 muaj kohë ku një pjesë e madhe janë xhiruar në Zvicër. Ndërkohë një ndër aktorët që ka qenë në serialin e parë film “Dy gisht mjaltë” është aktori Koço Devole, i cili u nda nga jeta në nëntor 2020 për shkak të kovidit në moshën 75 vjeçare. Në film, Devole kishte rolin e babait të Emas (Elvana Gjatës).
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese