Randi Dwumfour dhe Kleandro Lleshi kanë përfunduar në spital, pas ndeshjes mes Skënderbeut dhe Kukësit(1-0). Shkak është bërë gjendja shëndetësore e tyre, që u rëndua nga kushtet atmosferike.
Dwumfour nisi takimin titullar me Skënderbeun, ndërsa Lleshi për Kukësin. Gjendja e tyre tashmë është e stabilizuar, teksa pësuan hipertermi. Temperatura i ka detyruar të transportohen në spital, për ndihmë të specializuar.
Për ndeshjen kujtojmë se golin e vetëm e shënoi Ermir Rashica. Luhej minuta e pestë, kur gjeti rrugën e rrjetës. 3 pikë të rëndësishme që i japin qetësi bardhekuqve në garën për mbijetesë, ndërsa lënë Kukësin në fundin e renditjes.
Sondazh
Poll