Dy familje në hasmëri prej vitesh mes njëra tjetrës zgjodhën meshën e të dielës së Pashkëve për të falur gjakun dhe përqafuar pajtimin.
Nisur prej kësaj situate, Kreu i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare imzot Angelo Massafra, nuk mundi ta shmangë shqetësimin që buron prej politikës duke iu kujtuar se shembujt e pajtimi ata i gjejnë mes popullit të tyre.
Ai kërkoi që edhe politika shqiptare nga Pashka të marrë dritën e munguar, për të gjetur gjuhën e dialogut që sjell bashkëpunimin, shkruan oranews.
“Pajtimi është një gjë e mundshme, sepse ata që janë vrarë nuk kthehen, janë te zoti. Për Krishtin e kryqëzuar njeriu ka thënë unë fal. Shpresoj që politikanët tanë të bëjnë si këto dy fise, duke respektuar vlerat, duke pajtuar, duke gjetur gjuhën e konsensusit. Dialogu bëhet bashkë dhe bëhet me marrëveshje pajtimi, pajtimi bëhet për të mirën e kombit tonë. Pashka simbolizon triumfin e jetës mbi vdekjen, prandaj e mira del gjithmonë fitimtare mbylli fjalën e tij arqipeshkevi i Shkodrës”, tha Massafra.