Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Dy ditë pasi u zgjodh president i Iranit, Ebrahim Raisi paralajmëron SHBA: S’ka takim me Biden, as negociata për marrëveshjen bërthamore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i zgjedhur i Iranit i ka mirëpritur negociatat me fuqitë botërore që synojnë ringjalljen e një marrëveshje bërthamore të vitit 2015,  duke thënë se ato duhet të garantojnë interesat kombëtare.

Në konferencën e tij të parë për shtyp pasi u shpall president në zgjedhjet e së shtunës, Ebrahim Raisi premtoi se nuk do të lejonte që bisedimet në Vjenë të zvarriteshin.

Kleriku Ebrahim Raisi tha këtë të hënë se as nuk do të takohet me Presidentin Joe Biden dhe as nuk do të hyjë në negociata për programin e raketave balistike të vendit dhe mbështetjen e grupeve paraushtarake në rajon.

Këto deklarata, ai i bëri dy ditë pasi u zgjodh president i Iranit në zgjedhjet e së shtunës.

Irani aktualisht është duke negociuar në mënyrë indirekte me SHBA në Vjenë për mënyrën e shpëtimit të marrëveshjes bërthamore, nga e cila administrata Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme në vitin 2018.

Më shumë

spot_img
spot_img