Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dy ditë pasi shkarkoi drejtorin e Policisë, Sandër Lleshaj sot sërish në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Dy ditë pasi shkarkoi drejtorin e Policisë, Sandër Lleshaj sot

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të jetë sot sërish në Shkodër. Mësohet se ministri do të vizitojë kryeqendrën e  veriut për të bërë një prezantim.

Burime nga ministria bëjnë të ditur se Lleshaj do të prezantojë sot në orën 10:00 prefektin e ri të qarkut Shkodër.

Valdrin Pjetri do të jetë prefekti i ri i komanduar nga ministri.

Ndërkaq, kujtojmë se Lleshaj ishte në Shkodër vetëm dy ditë më parë, pas ngjarjes së rëndë ku u ekzekutuan dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Lidhur me këtë ngjarje, ministri shkarkoi drejtorin e Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe emëroi në vend të tij Niko Brahimaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll