Hapësire reklamuese

Politikë

Dy ditë pas zgjedhjeve, rimëkëmbet kursi valutor! Euro dhe Dollari shënojne rritje të menjëhershme

Shkruar nga Newsbomb

Rënia e valutave gjatë ditëve që lamë pas, kryesisht para zgjedhjeve të 14 Majit, çoi monedhat e huaja në minimumun e ri historik në kursin e këmbimit me lekun.

Kursi i Këmbimit i publikuar nga Banka e Shqipërisë tregon se duke filluar nga data 1 Maj 2023 deri më 13 Maj 2023, “Euro” zbriti në 110.82 lekë. Ekspertët mendojnë se një ndikim në rritjen e ofertës mund të kenë patur edhe zgjedhjet lokale. Sipas tyre, në disa zona të vendit është vërejtur një fluks i shtuar i këmbimeve të euros në pikat e këmbimit valutor.

Kursi i kembimit valtur pergjate muajit maj, deri nje dite para zgjehdjeve te 14 Majit Kursi i kembimit valtur pergjate muajit maj, deri nje dite para zgjehdjeve te 14 Majit

Nërkohë, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve vendore, monedhat e huaja kanë pësuar rritje. Ditën e sotme vëmë re se “Euro” ka shkuar në 111.89 lekë, Dollari Amerikan (USD) në 102.71, i cili ka pësuar një rritje me +0.25. Gjithashtu në rritje ka edhe valuta për Paundin Britanik, Frangën Zviceriane, Dollarin Australian. Rritja e monedhave të huaja është një shenjë jo e mirë për lekun pasi sjell zhvlerësimin e tij në vend.

 

Kursi i kembimit valutor, sot, 16 Maj 2023 Kursi i kembimit valutor, sot, 16 Maj 2023

Më herët, në ditët e para të fushatës elektorale, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku paralajmëroi se rekordi i zhvlerësimit të euros është si pasojë e pazarit politik me blerje votash dhe paranë e pistë që kontribuon tek fushata zgjedhore.

“Rekordi i zhvlerësimit të euros është si pasojë e pazarit politik me blerje votash dhe paranë e pistë që kontribuon sot sa tek betoni por më shumë tek fushata!”, tha ajo.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese