Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Dy ditë pas vrasjes që tronditi vendin, Basha thirrje ‘elbasanasve’: Votoni për paqen dhe qetësinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lulzim Basha mbajti sot mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore në qytetin e Elbasanit.

Vetëm dy ditë pas incidentit të rëndë politik me një të vdekur dhe katër të plagosur, ku shoqëruesi i Gazment Bardhit qëlloi fatalisht simpatizantin e PS-së, Basha i është drejtuar qytetarëve duke i kërkuar të votojnë për “paqen dhe qetësinë”.

Pjesë nga fjala e Bashës në Elbasan:

Fitore e çdo banori të këtij qarku fisnik, nga Prrenjasi në Gramsh, nga Librazhdi në Cerrik, nga Dumreja në Peqin, dhe këtu në zemrën e qarkut, zemrën e Shqipërisë, Elbasanin e fisnikërisë. Bashkë erdhëm afër dhe u afruam, bashkë ëndërruam të paimagjinueshmen dhe sot është realitet, tuneli i Kerrabës, Tirana dhe Elbasani janë bashkë. Bëmë realitet kaskadën e Devlloit, shtruam infrastukturën në Dumrenë e bekuar nga Zoti. Por 8 vite me radhë, 8 vite dështime i lanë këto projekte përgjysëm, i mbushën shtëpitë me të papunë dhe e zbrazën qytetin nga rinia.

Nga Elbasani e mësoi, nga Shqipëria e mësoi, dhe sot e di dhe vetë se të dielën Elbasani i prin fitores, më të thellë, më të madhe dhe më të bukur. Fitores dhe ndryshimit, që kjo kala e qytetarisë e mençurisë, e arsimit, e dijes, të rrezatojë edhe njëherë kulturën, traditën e çmuar dhe të shtrenjtë të Elbasanit.

Në 25 prill, elbasanasit do të votojnë për qetësinë, paqen dhe për ta kthyer Elbasanin dhe universitetin e tij në një qendër model arsimi për rininë e mrekullueshme të Elbasanit, Korçës e mbarë Shqipërisë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img