Hapësire reklamuese

Politikë

Dy ditë para zgjedhjeve, Veliaj MESAZH opozitës: Prisni 13 Tetorin, kapuni pas ëndrrës që ju dha Meta

Shkruar nga Newsbomb

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj theksoi edhe njëherë në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 se zgjedhjet e 30 Qershorit do të zhvillohen.

Veliaj kërkoi që opozita t’i lërë të qetë në zgjedhjet e 30 Qershorit dhe të kapen pas 13 Tetorit, datës së re të zgjedhjeve që dekretoi presidenti Ilir Meta.

‘I them atyre të rrinë rehat të presin zgjedhjet e 13 Tetorit. Përsa kohë që presidenti i Republikës i dha një ëndërr për t’u kapur atëherë mos na pengojnë në zgjedhjet tona’, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës, ndërkohë që tregoi edhe arsyen pse kryeministri Edi Rama mungoi dje në mbylljen  e fushatës elektorale.

‘Është bërë traditë tashmë që secili e mbyll fushatën në zonën e tij elektorale. Ne e mbyllëm dje për t’i lënë pak kohë stafit që të kujdeset për mbarëvajtjen e procesit. Gjithçka ishte një koordinim me kryeministrin. Jemi mundur që edhe fushata të jetë e koordinuar, edhe dje funksionoi shumë mirë”, tha Veliaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll