Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Dy ditë para zgjedhjeve, Tritan Kalo mesazh shqiptarëve: Votoni me mençuri!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku i njohur Tritan Kalo i është drejtuar qytetarëve me një mesazh lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në Facebook, ai u kërkon qytetarëve dy gjëra: së pari të mos bien pre e dasive partiake dhe së dyti të votojnë mençurisht pa asnjë ndikim nga e shkuara diktatoriale.

Sipas tij interesat e atdhedashurisë, duhet të prevalojnë mbi interesat partiakë.

Postimi i plotë i Tritan Kalos:

Kohë kovidiane…. 25.04.2021 dhe në vijimësi. POR tashmë në periudhën e pas-tranzicionin Demon-kratik….Ishim, jemi dhe përjetësisht të gjithë do të mbesim bijë e bija të këtyre Trevave Arbërore….Jemi SHQIPËTARË në gen, në shpirt, në frymë dhe në qëndrimet tona, për ardhmërinë e mbrothësimin e Nënlokes Shqipëri….KURRË mos bini pre e dasive partiake dhe mos u verboni nga mëria e urrejtja ndaj njëri-tjetrit….Me mëndjen e kthjellët e të ndriçuar nga drita e shpresës dhe me zemrën e mbushur plot dashuri e respekt për njëri-tjetrin e “baltën më të ëmbël se mjalta”, qetësisht të kryejmë detyrën tonë qytetare ndaj DEMOKRACISË, të votojmë dhe mënçurisht të shfrytëzojmë forcën e votës për ndryshim, në një Shoqëri të plotë-vlertë demokratike pa asnjë reminishencë të së shkuarës sonë diktatoriale në të…..Dibranë, Elbasanlli, Shkodranë, Vlonjatë, Gjirokastritë, Tironsa, Korçarë, Myzeqarë, Krutanë, etj., ishim, jemi dhe në çdo kohë e rrethanë do të mbetemi motra e vëllezër…..Interesat e atdhedashurisë duhet të prevalojnë mbi interesat partiake….. KURRË të mos harojmë se Delezimi dhe Militantizmi i verbër, dhuna verbale e fizike do të sjellë edhe në vijimësi vetëm theqafjen e demon-kracisë…. Together forever!!!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img