Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dy ditë para zgjedhjeve, PD bën gati listat e votuesve, Gjana: Do të hapen ditën e dielë në tryezën e komisionerëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve në Partinë Demokratike, kreytari i komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se ditën e sotme do të përgatiten listat e votuesve për secilën degë.

Gjana shtoi se këto lista do të vendosen në zarfe të cilat do të jenë të vulosura dhe me mbishkrimin e kryetarit dhe të sekretarit të komisionit dhe do të hapen nga komisionerët në momentin që do të fillojë procesi i votimit.

“Sot do të hapim sistemin dhe do të shkarkojmë listat e votuesve për secilën prej degëve të cilët 75.670 emra. Do përpiqemi që në pesë degë të mund të bëjmë një ndarje afërsisht të barabartë për numrin e anëtarëve që kanë. Kemi përgatitur zarfat janë 76 zarfa në të cilat do fusim listat e votimit të 76 komisioneve, do i mbyllim, do i vulosim dhe firmosë secili kryetar dhe sekretar i komisionit. Do të hapen në orën 8 të ditës së dielë. Kryetarët e komisioneve e kanë marrë këtë porosi që zarfat mos hapen nga aksush , do të hapen vetëm nëpërmjet komisionit dhe do të përdoren në tavolinën e komisionit për precesin e votimit. Shpresoj që mos ndodhë nëse do rezultojë që një zarf  është i dëmtuar i hapur do të pezullojmë në degën përkatëse procesin derisa të kemi listën e votuesve. Nuk besoj të ndodhë, por do fillojmë të procedojmë”, tha Gjana.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img