Hapësire reklamuese

Politikë

Dy ditë para zgjedhjeve në PD, BUJAR NISHANI ashpërson akuzat: Rama fiton se nuk ka një alternativë përballë

Shkruar nga Newsbomb
Dy ditë para zgjedhjeve në PD, BUJAR NISHANI ashpërson akuzat:

Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, oponent i Bashës në zgjedhjet partiake të kësaj force politike që mbahen të dielën në 13 qershor, ka zgjedhur një thënie të filozofit Kinez Laotzi për të nisur ditën sot si mesazh për elektoratin e djathtë që voton për kreun e PD.

“Një fitues e gjen gjithmonë një mënyrë; një dështak e gjen gjithmonë një justifikim” citon Bujar Nishani shprehej e filozofit kinez të shekullit V para erës sonë.

Duke parë qëndrimet e Nishanit gjatë kësaj fushate, dhe mbështetja e tij për kandidaten në garë Edit Harxhi, Nishani ka zgjedhur tu përgjigjet edhe komentuesve që e kanë pyetur se ku pozicionohet ai në këtë aforizëm të publikuar prej tij.

“Se ku hyj unë, ua lë juve ta gjykoni. Unë thjesht po përsëris atë që thotë ajo fjalë e mencur më lartë. Kush di të jetë fitues, e gjen gjithmonë një mënyrë. Sa për Ramën, e kam thënë vazhdimisht: abuzon se nuk ka përballë një alternativë që di të fitojë” sqaron më tej Nishani.

Zgjedhjet për kreun e PD janë njoftuar se do të mbahen në 13 qershor, të dielën. Në garë janë katër kandidatë: kreu aktual i PD Lulzim Basha, përballë kandidatëve, Agron Shehaj, Edit Harxhi e Fatbardh Kadilli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.