Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, ka ndërruar jetë papritur, dy ditë përpara se ai të takonte homologun e tij rus.
“Ministri i Jashtëm Vladimir Makei ka ndërruar jetë papritur”, rapotuan mediet e huaja. Makei e mbante postin e tij që nga viti 2012.
64 vjeçari, mori pjesë në një konferencë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) – një aleancë ushtarake e disa shteteve postsovjetike, në Jerevan në fillim të kësaj jave dhe do të takonte homologun rus, Sergei Lavrov të hënën e ardhshme.