Autobusi zyrtar i ekipit të Romës ka mbërritur këtë të hënë në Portin e Durrësit. Dy ditë para finales së madhe të Conference League që do të mbahet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, autobusi i një prej skuadrave finaliste ka mbërritur.
Autoriteti Portual i Durrësit në koordinim me kompanitë e lundrimit dhe Policinë e Shtetit, po menaxhojnë situatën për të gjithë tifozët që do të zgjedhin rrugët detare për të ardhur në Shqipëri.
Edhe Mak Albania në Tiranë, ose ish-Sheraton siç njihet, po bëhet gati të presë Ekipin e Romës. Hoteli i njohur do të jetë keto ditë streha e romanëve, që vijnë ne Tiranë për finalen e Conference League, shkruan newsbomb.al.
Stafi mbështetës ka mbërritur në ish-Sheraton, që po brandohet me simbolet e ekipit italian. UEFA kanë zgjedhur këtë hotel për finalistët romanë, jo vetëm për afërsinë me Air Albania, por edhe për komoditetin dhe lehtësirat që ofron.
Hoteli Mak Albania, ish-Sheratoni është pjesë e Kastrati Grup.











