Mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare do të mbahet nesër në qhytetin e Elbasanit. Dy ditë para 28 Nëntorit, Qeveria shqiptare e drejtuar nga Edi Rama dhe ajo e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti do të takohen për firmosjen e marrëveshjeve të rëndësishme mes dy vendeve.
“Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.
Kujtojmë se mbledhja ishte vendosur të mbahej në Durrës por për arsye që ende nuk dihen, dy qeveritë do të takohen në Elbasan. Rama dhe Kurti u dakordësuan për këtë mbledhje në vizitën e fundit të kryeministrit shqiptar në Kosovë.