Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Dy ditë më parë u bë baba, Gold AG prek me fjalët për të birin: Mua më ka munguar babai, ty mos të mungoftë asgjë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

715100d747ad9c2e97f52fab49bc387d

Reperi i njohur shqiptar nga Kosova Arian Agushi, i njohur si Gold AG, është bërë me djalë dy ditë më parë.

Reperi bëri me dije se se ia ka vendosur emrin djalit Gueril, pasi ka ardhur në jetë më 28 Nëntor, në ditën kur ka lindur dhe komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari.

Së fundmi Gold AG ka ndarë një foto ku shihet jashtë spitalit, teksa mban në dorë karrocën e djalit.

Ai ka falenderuar bashkëshorten, mjekët dhe të gjitha ata që e kanë ndihmuar në këto ditë të veçanta.

Mirëpo ai i ka kushtuar edhe disa fjalë emocionuese të birit. Gold AG shkruan se ai vetë u rrit pa baba, por për të birin e tij do të sigurohet që të mos i mungojë asgjë në jetë.

“Faleminderit Zot për këtë dhuratë, faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që mi keni dërguar për lindjen e djalit, ua kthefsha për të mira e për gëzime.Faleminderit nusja jeme Ermira Shkodra, faleminderit për kujdesin gjinekologe Dardane Ukella Lleshi që e pate nga fillimi deri në fund.Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin.Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha.Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe 30.11.2020,” shkruan ai në postimin e tij.

Screenshot_8.png

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img