Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Dy dekada prokuror në Vlorë, Dritan Marku del sot në vetting, si ka ndryshuar pasuria në vite

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori Dritan Marku i Prokurorisë së Vlorës do të përballet të mërkurën më 30 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Xhensila Pine.

Dritan Marku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2000. Ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës për gati dy dekada.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Dritan Marku nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 13.1 milionë lekëve.

Marku zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 12.7 milionë lekë, një automjet me vlerë 222 mijë lekë, kursime në cash prej 100 mijë lekësh dhe rreth 68 mijë lekë likujditete bankare.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.5 milionë lekë, nga të cilat 61% kanë si burim pagën e Z. Marku si prokuror, 22% pagën e familjarëve dhe mbi 13% burojnë nga shitja e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme. Dhuratat në cash deklarohen në masën 2.2%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Dritan Marku rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në vitin 2005 për të justifikuar shtesën e pasurisë në shumën 350,000 lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Në vitin 2005, subjekti ka blerë një apartament banimi në shumën 4,000,000 lekë, me burim të pjesshëm nga huamarrja 2,000,000 lekë, nga pakësimi i kursimeve 400,000 lekë si dhe nga dhuratë nga babai i bashkëshortes 300,000 lekë.

Subjekti deklaron dhuratë në cash nga babai i bashkëshortes edhe në vitin 2006 në vlerën e 250,000 lekëve. /BIRN

Dritan Marku skeda e pasurise

Më shumë

spot_img
spot_img