Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Dy dekada e gjysmë në Gjykatën e Tiranës, vettingu shkarkon nga detyra dhe i ndërpret karrierën gjyqtarit Kreshnik Omari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga mëngjesi i së martës, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Kreshnik Omari nuk do t’i ushtrojë më funksionet e tij si magjistrat.

Trupa gjykuese e KPK-së, e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine anëtare, vendosi ta shkarkonte nga detyra Omarin, duke i dhënë fund një karriere të gjatë në radhët e gjyqësorit.

Kreshnik Omari e ka filluar punën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore publike të mbajtur me 29 qershor, trupa gjykuese ka vënë në pah një seri poblemesh që lidheshin me deklarimin e pasurisë së gjyqtarit, përfshirë çeljen e një depozitë 135 mijë euro në vitin 2015, për të cilat subjekti ka deklaruar si burim krijimi të ardhurat nga emigracioni në Itali gjatë periudhës 1991-1995; të ardhura nga puna e tij si avokat e gjyqtar, si dhe nga puna e ish-bashkëshortes si avokate, shkruan Birn.

KPK gjithashtu ka shënuar si ‘flamuj të kuq” transaksionet në prona të paluajtshme të kryera nga prindërit e subjektit, për të cilat u ngitën dyshime se mund të jenë pasuri të fshehura të gjyqtarit.

Më shumë

spot_img
spot_img