Dy britanikë të tjerë të kapur nga forcat ruse në Ukrainë, të cilët janë akuzuar si mercenarë.
Dylan Healy, një kuzhinier i cili ishte vullnetar si punonjës i ndihmës, ishte kapur në një pikë kontrolli në muajin prill.
Në të njëjtën ditë, Rusia publikoi një video të Andrew Hill me uniformë ushtarake, duke thënë se ai ishte dorëzuar.
Kjo vjen pasi dy burra të tjerë britanikë, Shaun Pinner dhe Aiden Aslin, u dënuan me vdekje muajin e kaluar.
Ata u përballën me të njëjtat akuza si z. Healy dhe z. Hill në seancën dëgjimore në një gjykatë ruse në Ukrainën lindore, e cila nuk është e njohur ndërkombëtarisht.
Lidhur me këtë ka reaguar ashpër Ministria e Jashtme e Britanisë, e cila deklaron dënon shfrytëzimin e të burgosurve të luftës dhe civilëve për qëllime politike.
“Ne dënojmë shfrytëzimin e të burgosurve të luftës dhe civilëve për qëllime politike dhe këtë e kemi ngritur me Rusinë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë e Ukrainës për rastet e tyre dhe jemi plotësisht në mbështetje të Ukrainës në përpjekjet e saj për t’i liruar ata”, thuhet në deklaratën e ministrisë.