Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dy biznese peshkimi dhe një karburant, pasuritë që iu sekuestruan Emirjan Beut

Shkruar nga Newsbomb
Dy biznese peshkimi dhe një karburant, pasuritë që iu sekuestruan

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të sekuestrojë pasurinë e tre shtetasve shqiptarë, të arrestuar në Milano të Italisë për trafikim droge.

Bëhet fjalë për pasuritë e Emirjan Beut, Syrjan Tolës dhe Dorian Beut, me vlerë totale prej 1 milionë euro. Beu njihet dhe me nofkën “Noizy”.

Edhe në përgjimet e dy grupeve kriminale që SPAK dhe Prokuroria Italiane shkatërroi në fillim të vitit 2023, doli se shtetasi Emirjan Beu përdorte pikërisht pseudonimin “Noizy”, gjatë bisedave për sasi të mëdha kokaine.

Po kush është Emirjan Beu

Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare dhe me eurojust arritën që të shkatërronin rrjetin e bandës së trafikut të drogës si dhe të sekuestronin 4 milionë euro. Operacion ky i zhvilluar në janar të ktij viti.

Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 30 persona, ku mes tyre dhe Emirajn Beu. Gjatë këtij operacioni u sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të provohet tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme.

Po kështu Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, e cila korruptoi me 1000 euro, një telefon dhe një arkë me peshk ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, kjo e fundit i kishte premtuar se do ta punësonte në dikasterin e Shërbimit Civil, pranë Ministrisë së Brendshme.

Nga një kërkim në QKB rezulton se Emirajn Beu ka në pronësi tre subjekte, konkretisht  një objekt i aktivitetit zënie peshku, një tjetër tjetër tregëti me pakicë të karburanteve dhe një zënie dhe tregti peshku.

Dorian Beu dhe Syrjan Tola

Dy shtetasit e tjerë të arrestuar në Milano bashkë me Emirjan Beun, janë po ashtu aksionerë në dy kompani në qytetin bregdetar të Durrësit. Konkretisht, Dorian Beu rezulton aksioner me 10% në Organizatën e menaxhimit te portit te peshkimit Durres - Ompd shpk.

Në këtë kompani, aksioner është dhe shtetasi Syrjan Tola, po me 10%.

Tola, sipas të dhënave të Open Data Albania, ka në pronësi me 100% të aksioneve kompaniën "SAT OIL", një kompani për tregtimin me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe nënprodukteve të tyre, vajrave dhe lubrifikantëve të ndryshme, gazit të lëngshëm për automjetet, etj.

Lexo edhe: Anije peshkimi dhe disa biznese, sekuestrohen 1 milionë euro pasuri të “Noizyt”

LEXO EDHE: Detaje nga megaoperacioni / EUROJUST: U godit rrjeti i trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, 30 të arrestuar, sekuestrohen armë dhe drogë (EMRAT-VIDEO)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese