
Dy nga atentatorët pjesëmarrës në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, shoferit të tij Andi Maloku dhe Landi Muharremit dyshohen se fshihen në Shkodër.
Sipas asaj që raporton “Ora News”, “dy persona të cilët jetojnë në Shkodër ose fshihen në këtë qytet dyshohet se kanë marrë pjesë në atentat”.
Dyshohet se kanë qenë pesë persona që kanë bashkëpunuar në atentatin e 1 nëntorit. Tre prej tyre mendohet se kanë qenë në një makinë ku njëri e drejtonte dhe dy të tjerë hapën zjarr me kallashnikov.
Sakaq, deri tani është arrestuar Redjan Rraja, i dyshuar si pjesëmarrës në atentat. Gjurmët e tij të gishtave dhe syzet u gjetën në makinën nga u qëllua me armë, të cilën autorët e braktisën në fshatin Shkafan të Ishmit.
Redjan Rraja u kap në doganën e Muriqanit në Shkodër. Ai ka mohuar çdo lloj akuze që e lidh me ngjarjen.