Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Dy armiqtë e betuar që bashkëpunuan për t’u arratisur, Artan Hoxha tregon si Gaxhai dhe Zani Caushi gërmuan tunel pranë burgut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” sesi dy nga armiqtë më të mëdhenj të vitt 1997, Zani Caushi dhe Gazmend Braka i njohur si Gaxhai, bashkëpunuan për t’u arratisur nga burgu në Tiranë.

Ai tha se bashkëpunëtorët e tyre gërmuan një tunel nga një dyqan lulesh afër burgut deri te dhoma e takimeve speciale, ku të burgosurit qëndronin më shumë se 4 orë.

“Dhoma e takimeve speciale është një ambient ku të burgosurit kalojnë disa orë me bashkëshortet e tyre. Kur ata do të qëndronin katër orë apo tetë orë ishte kohë e mjaftueshme që të kalonin nëpërmjet tunelit të dilnin në fund të lokalit sepse ka qenë  një hyrje tjetër e tunelit. Ndërkohë sapo fillonin punimet në tunel hapej muzika, përdorin ndriçues dhe një stetoskop nga ato që përdorin mjekët për të parë nëse kishin mjete sipër sepse kur lëviznin makinat dridhja shkonte deri tek tuneli. Gabimi i tyre është se gjatë punës i doli një puset. Tek pusta duke i ardhur rrotull pusetës dhe deri aty kishin vendosur nivel për të majtur drejtimin dhe në momentin që kaluan pusetën ata humbën drejtimin duyke gërmuar pak më lartë. Një mjet i blinduar i cili ka një tonazh të rëndë… Nga fundi i lokalit deri ku u ça tunel ishte 11 metër. Interesante është që në një moment drejtori i burgut shkon të blej lule dhe ia shesin shumë shtrenjtë ia kanë shitur n jë lule 50 mijë lekë që të jepnin përshtypjen se ishin vërtet tregtar lulesh. Dheu që dilte nga tuneli largohej me lulet që dukej se vinin për lulet”, tha Hoxha.

Më shumë


spot_img








spot_img