Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Dy ambasadorët në një zë: Ditë e bukur, pjesmarrje e lartë, pas 3 orësh prisni me durim rezultatet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja  amerikane, Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Liugi Soreca kanë shkuar në Durrës për të ndjekur nga afër vijimin e procesit të votimit në këtë qytet.

Kim tha se pjesëmarrja e qytetarëve në votim ka qenë e lartë dhe ky fakt tregon se shqiptarët kujdesen për vendin e tyre.

Teksa shtoi se gjatë procesit të votimin nuk kanë munguar as incidentet dhe është përgjegjësi e autoriteteve që të hetojnë.

“Jam shumë e kënaqur që jemi në Durrës. Jemi shumë të inspiruar për pjesmarrjen e lartë. Kjo në fakt tregon se qytetarët shqiptarë kujdesen për vendin e tyre. E di se janë raportuar disa incidente dhe është përgjegjësi e autoriteteve ti hetojnë.  U kemi bërë thirrje prokurorëve që të ndjekin çështjen deri në fund. Autoritetet janë duke bërë detyrën e tyre. Kanë ardhur koha që të presin rezultatin, gjykimin e popullit”,tha ajo.

Soreca bëri thirrje të gjithë qytetarëve të shkojnë të votojnë dhe të gjithë udhëheqësit politikë të presin me durim rezultatin e zgjedhjeve.

“Është kënaqësi që kemi shkuar në vende të ndryshme me mikeshën time ambasadoren Kim. Mua personalisht më pëlqen shumë të komunikoj me qytetarët e Shqipërisë të rinj apo të moshuar e sidomos për sot. Komentet që kam marrë sot kanë qenë të qarta që Shqipëria ka vullnetin për të votuar. Dhe në fakt votimi ka ecur mirë pa probleme pavarësisht disa gjerave incidenteve që do hetohen dhe procedohen. Ka ende ka tre orë kohë ndaj thirrja jonë është për ata që nuk kanë votuar ende, është një kohë e bukur duhet të vini të votoni. Dhe pas votimit prisni me durim cili do të jetë rezultati dhe respektojeni atë. Tani që po flasim kemi ekipet që janë në gjithë Shqipërinë sepse është e rëndësishme për të votuar për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, tha Soreca.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img